Lojërat Olimpike Europiane angazhim për Shqipërinë

Lojërat Olimpike Europiane dhe Kampionati Ekipor Europian i Atletikës, kjo e fundit e ndarë në tre liga, do të jenë angazhimet më të mëdha të sportit shqiptar. Madje janë dy aktivitete të cilat do të vijnë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa Lojërat Olimpike Europiane zhvillohen në Krakovia të Polonisë, kurse ekipori i atletikës në Korzov.
Atletika do të përfaqësohet me Luiza Gegën, Franko Burrajn, Alesia Dautin, Relaksa Dautin, Redia Dautin, Elisa Myrtollarin, Iljana Beqirin, Melisa Sinën, Uibi Ahmetin, Joana Golin, Figalia Gjatin, Rexhina Beramin, Paola Shylen, Joana Bitrin, Livia Topin, Zhuljeta Çejkun, Julian Vilën, Eraldo Qeramën, Bledar Mesin, Ilir Këllezin, Durjan Drizajn, Muhamet Çengelin, Indri Nelajn, Azgan Zekën, Admir Dizdarin, Dorian Çollakun, Stivi Kerekun, Ergi Mançi dhe Milen Cacon. E garat e atletëve janë, kjo sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, janë paraditen e datës 20, 21 dhe 22 qershor. Liga B kryen garat në këto data pasdite, kurse më 23-25 qershor do të jetë Liga A dhe koha më e mirë e tre ligave do të thotë fituesja, apo kampionia e Lojërave Olimpike Europiane në atletikë sipas disiplinave të veçanta.
Ndërkohë Shqipëria do të marrë pjesë me boksin, atje ku në ring do të ngjiten Alban Beqiri, Ardit Murja, Redis Karaj dhe Gelian Rojku, teksa garat e tyre janë 23-26 qershor. Në Padel Shqipëria përfaqësohet nga Fjoralb Curri dhe Marko Montanaro.
Po kështu do të jemi dhe në Skermë, Qitje, Taekuondo, Karate dhe Teqboll përkatësisht me Masimo Marin, Alvin Karaqin, Manjola Koninin dhe Juirdo Canin e Fransua Shabanin, ndërsa Lojërat Olimpike Europiane, kjo në edicionin e tyre të tretë, vijnë për herë të parë në ekranin e Radio Televizionin Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




