Londër – Varianti Delta frenon rritjen ekonomike

Botë | 5 vite më parë

Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe është ngadalësuar ndjeshëm në muajin korrik, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rritje modeste prej  0,1%, më pak se muaj e mëparshëm, duke reflektuar një valë kontaminimesh me COVID-19 si pasojë e variantit Delta.

Pas një progresi prej 1% në qershor, analistët kishin parashikuar një ngadalësim, por ky i fundit ishte më i dukshëm se pritshmëritë.

“Me rritjen e rasteve të COVID-19 dhe përkeqësimin e mungesave të produktit dhe fuqisë punëtore rimëkëmbja ekonomike ka ngecur”, theksoi Paul Dales nga Capital Economics.

Vendi përjetoi një pik kontaminimesh në fillin të korrikut atribuar Kampinatit Europian të Futbollit dhe qeverisë së Boris Johnson që hoqi në mes të korrikut pothuajse të gjitha kufizimet e fundit në fuqi, të tilla si mbajtja e maskës, distancimi fizik ose masat në sallat e shfaqjeve./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme