Lorkowski deklaratë me Ministren Balluku: Diskutuam për mundësinë e furnizimit me LNG nga Shqipëria drejt rajonit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për media me Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski për projektin për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë.
Balluku deklaroi se qeveria shqiptare prej vitesh ka punuar për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike.
“Është e rëndësishme të theksojmë se prej vitesh ne kemi punuar për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike. Prodhimi vendas vjen nga kaskada e Drinit dhe hidrocentralet e vogla, por kemi vendosur që këto burime të diversifikohen duke pasur prodhime të tjera nga burime të rinovueshme. Kemi 2 kontrata të mirëqena, si Parku i Karavastasë dhe parku i Spitallës”, tha Balluku.
Nga ana e tij, Lorkowski ka përgëzuar punën e bërë nga qeveria shqiptare për zhvillimin e ankandeve për prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaike. Lorkowsi theksoi se reforma në sektorin energjitik duhet të vazhdojë.
“Krijimi i bursës shqiptare të energjisë dhe operacionalizimi i saj do jetë hap i rëndësishëm përpara dhe shpresojmë se ky insitutcion do krijojë deri në fund të këtij viti me binde se do jetë një moment historik për zhvilimin e mëtejtshëm të trehut të energjisë në Shqipëri”, tha ai.
Më tej, Lorkowski bëri me dije se në takimin me Ministren Balluku u diskutua dhe për gazsjellësin TAP dhe mundësinë e furnizimit me LNG nga Shqipëria drejt rajonit.
“Gjej rastin t’iu përgëzoj pasi kjo është pasojë e praktikave solide të qeverisë dhe ministrisë për përpjekjet e Ministrisë suaj zhvillimin e ankandeve për prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaike dhe eolike.
Dua të nënvizoj se reforma në sektorin energjitik duhet të vazhdojë dhe besoj fort në bashkëpunimin tuaj në këtë aspekt. Këto reforma janë sfiduar nga kriza e energjisë e cila ndihet sidomos në rritjen e çmimeve me të cilat po përballen gjithë qytetet evropiane.
Mendoj se ka rëndësi që të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat për qytetarët duke mos ndërhyrë në treg dhe duke mos kthyer pas reformat e arritura nga qeveria juaj. Krijimi i bursës shqiptare të energjisë dhe operacionalizimi i saj do jetë hap i rëndësishëm përpara dhe shpresojmë se ky insitutucion do krijojë deri në fund të këtij viti me bindje se do jetë një moment historik për zhvilimin e mëtejtshëm të tregut të energjisë në Shqipëri.
Plani kombëtar i energjisë dhe klimës të miratuar nga qeveria, mendoj se një shërben për të çuar përpara procesin e tranizionit drejt të një ekonomie të dekarbonizuar dhe shpresoj që Shqipëria do reflektoj rekomandimet e sekretariatit për planin kombëtar të energjisë dhe klimës, duke siguruar planin e integrimit që ndajmë për dekarbonizimin e ekonomive.
Rëndësi kanë diskutimet për 23 objektivat për uljen e emisioneve të CO2, eficensën e energjisë dhe burimet e rinovueshme pasi këto objektiva do vendosen këtë vit dhe shpresoj që Shqipëri do angazhohet në mënyrë active në negoiatat politike në këtë aspekt.
Diskutuam disa mundësi lidhur me gazsjellësin TAP që është në operim dhe mundësinë e furnizimit me LNG nga Shqipëria drejt rajonit. Piktura në sektorin e gazit plotësohet nga këto 3 elementë”, theksoi Lorkowski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




