LSI dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi dorëzoi sot në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, materiale të tjera shtesë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
LSI njoftoi sot se, materialet shtesë që i janë dorëzuar SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.
Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




