LSI: Shqiptarët e blejnë sot naftën më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, ka reaguar, lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se shqiptarët sot e blejnë naftën më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.
“Asnjë masë që të ndihmojë realisht qytetarët të përballojnë këtë krizë, por vetëm propagandë e borde që vetëm transparencë nuk kanë. Sepse kjo qeveri është në funksion të oligarkëve dhe jo në shërbim të qytetarëve”, shprehet ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




