LSI: “Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më pak se 24 orë”

Politikë | 4 vite më parë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se Rama do të marrë pjesë nesër në samitin që do të mbahet nesër në Bruksel, pavarësisht se bëri “të fortin”. Sipas tij, kërcënimet e kryeministrit Rama nuk i merr askush seriozisht.

“Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më pak se 24 orë.
Vulgare në formë dhe provinciale në përmbajtje, ishte vetëm një shfaqje inferioriteti, që shoqëron Ramën, qëkur është shfaqur në politike.

Kërcenimet prej miu kanalesh janë aq qesharake, sa askush nuk i mori seriozisht, ndaj edhe me bisht në shalë Rama do te marrë pjese në takim duke i gajasur së qeshuri të gjithë”, komenton Vasili.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme