“Luçia Nadin dhe Shqiptarët në Venedik”, dokumentari historik zbulon fakte për Shqiptarët

Lidhja e saj e ngushtë më Shqipërinë zë fill që në vitet 1995 kur Lucia Nadin nis punë si pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës.
Që prej asaj kohe, Shqipëria ka qenë gjithmonë në optikën e studiueses italiane me orgjinë nga Venecia e cila kurrë nuk e ndali punën kërkimore për vendin tonë, emigrantët në Venedik, për njerëz të thjeshtë, por edhe elitat e asaj kohe të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në atë vend.
Të gjitha këto fakte historike, shumë prej të cilave vijnë për herë të parë shfaqen në dokumentarin me autor Ilir Yzeirin “Lucia Nadin dhe Shqiptarët në Venedik”.
Në zbulimet e Luçia Nadin sillen në vëmendje disa prej ngjarjeve dhe figurave më të rëndësishme historike si rrethimi i Shkodrës, Historia e Skëndërbeut, si edhe jeta e humanistit Marlin Barletit në Itali pas rënies së Shkodrës.
Dokumentari Historik u realizua falë edhe mbështetjes së Qeverisë Shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




