Luçiano Boçi kandidon në Primaret për Bashkinë e Elbasanin: Kam edhe dakordësinë e grupit tjetër

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka prezantuar sot kandidaturën në Primare që do të zhvillojë Sali Berisha për Bashkinë e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, Boçi tha se ka marrë dakordësinë edhe të grupit të Alibeajt, pasi fokusi i të gjithë demokratëve në këtë fazë është luftim i regjimit të Edi Ramës.
“Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal. Dakordësia mes bazës dhe pjesës që pretendon se mban vulën e PD, është e dëshmuar, në pjesëmarrjen e djeshme të demokratëve dhe jo vetëm, kontaktet e mia për çdo person mendon ndryshe, do vazhdojnë të jetë të ngushta, sepse interesi është për qytetarët e Elbasanit. E kam dakordësinë e grupit tjetër”, tha Boçi.
Boçi tha se është kandidati i vetëm i PD për bashkinë e Elbasanit pasi ka arritur të marrë dakordësinë e të dyja palëve.
“Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD. Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë. Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë funksionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




