Luçiano Boçi: PS presion administratës për t’iu marrë votën, ndryshe do i heqin nga puna

Politikë | 3 vite më parë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka deklaruar se Partia Socialiste po ushtron presion ndaj qytetarëve për t’iu marrë votën.

Duke folur për mediat pasi votoi, Boçi u shpreh se Partia Socialiste u ka dërguar sot në mëngjes një urdhër të atillë se nëse s’do u japin votën do i heqin nga puna.

“Presioni ka filluar që herët përgjatë procesit zgjedhor. Administrata është detyruar të përgatisë lista për votuesit.

I kemi denoncuar. Një pjesë e madhe janë ndjerë të trysnuar, janë detyruar të dorëzojnë listat. Presioni të tjera kanë nisur me heqjen e ndihmës ekonomike, sikurse edhe kërcënime për heqjen nga vendi i punës.

Për gjatë gjithë kohë kemi qenë të ndjekur, njerëzit që na kanë takuar janë kërcënuar, jemi në një situatë lufte, këto nuk kanë qenë zgjedhje, por luftë e vërtetë jo me mjete konvencionale. Kemi denoncuar kur përkrahës tanë janë intimiduar edhe nga Gjiknuri që ka marrë përsipër të lozë jo vetëm rolin e politikanit, por edhe të policit.

Jemi në një betejë me administratën, me shtetin, që këtë dhunë duan ta fokusojnë tek ata që janë në punë. Dua ata përsëris, është mesazhi kryesor i këto zgjedhjeve. Mesazhi i shpërndarë sot nga PS, është nëse s’na votoni iu heqim nga puna. Vota elektronike nuk lexohet, thirrje që iu bëj për qytetarëve”, u shpreh Boçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme