Lufta/ A po përgatitet një traktat paqeje në Arabinë Saudite, Kievi zyrtar tregon detajet

Botë | 3 vite më parë

Kreu i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrii Yermak, ka deklaruar se ekipi i tij po përgatitet për një samit të ardhshëm të paqes në Arabinë Saudite.

“Ne vazhdojmë të përgatisim takimin e dytë në nivel të këshilltarëve të sigurisë kombëtare dhe këshilltarëve politikë të liderëve të shteteve në Arabinë Saudite. Ai do t’i kushtohet parimeve kryesore të paqes bazuar në Formulën e Paqes të Presidentit Volodymyr Zelensky”, ka deklaruar Yermak.

Synimi i Kievit ishte të zgjerohej në samitin e parë të mbajtur në Kopenhagë në qershor, duke “rritur numrin e pjesëmarrësve për të përfshirë vende nga Azia, Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine”.

“Qëllimi ynë në Arabinë Saudite është të zhvillojmë një vizion të unifikuar të Formulës dhe të përpunojmë mundësitë e mbajtjes së Samitit të ardhshëm Global të Paqes. Ne duhet të rivendosim rendin botëror, ligjin ndërkombëtar dhe të vendosim një paqe të drejtë bazuar në Kartën e OKB-së dhe në kushtet e Ukrainës” tha ai.

Hapat përfshijnë një rrugë drejt sigurisë bërthamore, sigurinë ushqimore, një gjykatë speciale për krimet e dyshuara të luftës ruse dhe një traktat përfundimtar paqeje me Moskën, transmeton CNN. 

Ai u kërkoi gjithashtu udhëheqësve të G20-ës që të përdorin të gjithë fuqinë e tyre për ta “bërë Rusinë të braktisë kërcënimet bërthamore” dhe të zbatojë një kufi çmimi për energjinë e importuar nga Moska.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme