Lufta/ Biden: Kërcënimi i Putin për të përdorur armë bërthamore, e vërtetë

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore taktike është i vërtetë.
Reagimi i Biden vjen disa ditë pasi ky i fundit denoncoi vendosjen e armëve bërthamore nga Rusia në Bjellorusi të cilën e ka konsideruar një veprim të papërgjegjshëm, sipas The Guadian.
“Kur isha këtu jashtë rreth dy vjet më parë duke thënë se shqetësohesha për tharjen e lumit Kolorado, të gjithë më shikonin sikur isha i çmendur. Ata më shikonin si kur thashë se shqetësohem për përdorimin e armëve bërthamore taktike të Putinit. Është e vërtetë”, i tha Biden një grupi donatorësh në Kaliforni të hënën.
Javën e kaluar, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se vendi i tij kishte filluar të dërgonte armë bërthamore taktike ruse , disa prej të cilave ai tha se ishin tre herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
Rusia nisi sulmet në të gjithë Ukrainën gjatë natës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin perëndimor të Lviv , afër kufirit me Poloninë.Alarmet për sulm ajror u dëgjuan gjithashtu në Zaporizhzhia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




