Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania shpall “non grata” 40 diplomatë rusë

Botë | 5 vite më parë

Qeveria gjermane ka vendosur të shpallë 40 diplomatë me statusin “non grata”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Kjo, sipas saj, është një përgjigje për luftimet e ashpra që po zhvillohen në Ukrainë.

“Këta janë njerëz kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë. Ne nuk do ta tolerojmë më këtë. Vendimi i marrë, për kundrejt diplomatëve, iu komunikua ambasadorit rus Sergei Nethayev, pasditen e kësaj të hëne.”- ka thënë Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme