Lufta/ Erdogan: Qëllimi ynë është të ndalojmë gjakderdhjen, paqja arrihet me diplomaci

Botë | 4 vite më parë

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndalimin e gjakderdhjes sa më shpejt të jetë e mundur”, kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur për luftën në Ukrainë në samitin e gjashtë të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e tij Kazakistan, Astana.

Erdogan thekson nevojën e arritjes se paqes midis dy vendeve e cila sipas presidentit turk arrihet nëpërmjet diplomacisë. “Paqja e drejtë mund të arrihet me diplomaci.Nuk ka fitues në luftë dhe humbës në një paqe të drejtë, shtoi Erdogan.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe liderët e disa shteteve të tjera, veçanërisht në Azi do të marrin pjesë në Samitin e Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA). Po ashtu pritet që dy presidentët ai turk dhe ai i Rusisë të zhvillojnë një takim për të diskutuar propozimet e paqes për Ukrainën ku Presidenti turk pritet të luajë një rol ndërmjetësues në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.

Erdogan është takuar tre herë me Putinin në tre muajt e fundit dhe ka bisedime të rregullta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka thënë se se nuk ka asgjë për të negociuar me Vladimir Putin, i cili pretendoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në shtator, përveç Krimesë në 2014.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme