Lufta/ Forcat ruse sulmojnë rajonin e Odesës, 3 vrarë, dhjetëra të plagosur

Një sulm me dron nga forcat ruse ka vrarë tre persona dhe ka plagosur të paktën 10 të tjerë në rajonin e Odesës të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas komandës jugore të Ukrainës.
Sumet goditën ndërtesa banimi, duke shkaktuar dhe një zjarr.
Shërbimet e urgjencës thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën, por zjarri ishte shuar me shpejtësi dhe 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa.
Sipas raportimeve, forcat ruse përdorën dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar rajonin, të cilët të gjithë u rrëzuan nga forcat ukrainase.
Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths , ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një situatë humanitare “shumë më të keqe” se më parë, pas shembjes së digës së Kakhovës.
“Ky është një problem viral. E vërteta është se ky është vetëm fillimi për të parë pasojat e këtij akti”, shprehet ai
Griffiths thotë se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe përmbytja e tokës bujqësore do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”, duke përfshirë eksportet më të ulëta të drithërave, çmimet më të larta të ushqimeve në mbarë botën dhe më pak për të ngrënë për miliona në nevojë, sipas The Guardian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




