Lufta/ Izraeli përgatitet për operacionin tokësor në Rafah

Kryeministri Benjamin Netanyahu dha dritën jeshile për operacionin tokësor të ushtrisë izraelite në Rafah, teksa anija e parë që transportonte ndihma humanitare filloi të shkarkonte tonelata ushqimore në Rripin e Gazës.
Ushtria thuhet se është urdhëruar të “përgatitet operacionalisht për evakuimin” e rreth 1.5 milionë palestinezëve të bllokuar atje.
Në të njëjtën kohë, SHBA deklaron se “ne nuk do të mbështesim një plan që nuk merr parasysh një milion e gjysmë palestinezë”, siç tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Masa shihet nga shumë si një përpjekje e Netanyahut për të bërë presion për lëshime nga Hamasi në kontekstin e bisedimeve të vazhdueshme në Kajro që synojnë arritjen e një armëpushimi.
Zyrtarisht, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa këmbënguli se Hamasi vazhdon të bëjë kërkesa joreale, tha se do të dërgonte një delegacion në Katar si pjesë e negociatave të shkëmbimit, pa specifikuar se kur. Shtëpia e Bardhë tha se ishte “mesatarisht optimiste” për rezultatin e negociatave./ cnn.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




