Lufta/ Kreu i NATO-s: Rusia s’mund të diktojë kushtet e paqes, Ukraina kërkon drejtësi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë nuk duhet të jenë të nxituar sidomos nëse është Moska ajo që dikton kushtet e paqes mes dy vendeve.
Pasi presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha në Kiev këtë javë se “paqja duhet të arrihet përmes diplomacisë, sa më shpejt të jetë e mundur”, Stoltenberg ra dakord, por jo me çdo kusht.
“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë. Por që paqja të jetë e qëndrueshme, duhet të ketë drejtësi. Paqja nuk do të thotë ngrirje e konfliktit dhe pranimi i një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane “Welt am Zontag”.
Stoltenberg bëri të ditur se në samitin e Vilniusit të Lituanisë që do të mbahet në korrik, NATO do të miratojë një paketë ndihme për ta sjellë Ukrainën në standardet e NATO-s për një periudhë disavjeçare.
“Duhet të intensifikohen edhe lidhjet politike. Kjo do ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, tha kreu i aleancës së Atlantikut të Veriut.
Shefi i NATO-s vlerësoi strategjinë e sigurisë kombëtare të Gjermanisë, e cila u miratua të mërkurën dhe synon të forcojë Bundesëehr-in përmes pajisjeve më të mira dhe gatishmërisë operacionale: “Strategjia e parë e sigurisë kombëtare e Gjermanisë është një dokument i rëndësishëm. dhe një provë e pikës së kthesës”, thotë Stoltenberg. Ndërsa përshëndeti angazhimin e Gjermanisë për të përmbushur synimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndërtimin e një prej forcave të armatosura më të forta në Evropë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




