Lufta/ Lavrov: SHBA-të nuk janë të gatshme të zgjidhin konfliktin në Ukrainë

“Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë fazë dhe as në të ardhmen e parashikueshme për çfarëdo lloj veprimi konstruktiv në lidhje me zgjidhjen në Ukrainë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një konferencë shtypi të enjten (18 maj) pas bisedimeve me homologun e Ugandës, Jeje Odongo.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë fazë dhe, sipas meje, në të ardhmen e parashikueshme, për ndonjë veprim konstruktiv në lidhje me zgjidhjen e situatës në Ukrainë, për të cilën ata vetë krijuan kushtet për shumë vite,” tha ai.
Sipas Lavrov, SHBA-të krijuan situatën në Ukrainë për të kundërshtuar formimin objektiv të një bote shumëpolare, për të ruajtur hegjemoninë e saj dhe për të nënshtruar këdo dhe të gjithë ndaj vullnetit të saj, sipas TASS.
“Shtetet e Bashkuara krijuan situatën në Ukrainë nëpërmjet kursit të saj strategjik për të kundërshtuar formimin objektiv të një bote shumëpolare, për të ruajtur hegjemoninë e saj dhe për të nënshtruar këdo dhe të gjithë ndaj vullnetit të saj”, ndërsa shprehu shqetësimin se “Ukraina përdoret si një instrument i bindur në kuadër të këtij kursi”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




