Lufta me Rusinë, Borrell: Të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë Ukrainën edhe në vitin 2023. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka akuzuar në nisje të vitit të ri Rusinë se ka braktisur angazhimet për të drejtat themelore të njeriut ndërsa ka sulmuar Ukrainën dhe sigurinë globale.

“Në vitin 2022, Rusia vendosi të braktisë plotësisht angazhimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmojë Ukrainën dhe sigurinë globale Në fund të vitit, Putin përpiqet edhe një herë t’i detyrojë ukrainasit në errësirë ​​me sulme të neveritshme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, gjithashtu në 2023“, shkruan Borrell.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme