Lufta me Rusinë/ Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierdo të vizitojë Ukrainën

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier po planifikon një vizitë në Kiev. Këtë e ka konfirmuar ambasadorja gjermane në Ukrainë, Anka Feldhusen, raporton La Repubblica.
Kreu i shtetit gjerman shprehu dëshirën të shkonte në kryeqytetin ukrainas në prill, së bashku me presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Por Steinmeier nuk u ftua zyrtarisht nga pala ukrainase duke rezultuar në tensione midis Berlinit dhe Kievit që e bëri kancelarin gjerman Olaf Scholz të vendoste të mos shkonte vetë në kryeqytetin ukrainas në atë kohë.
Gjermania është kritikuar se ka bërë shumë pak për të ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




