Lufta me Rusinë, SHBA ndihmë ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të martën, (4 prill) paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, një total prej 2.6 miliardë dollarësh, raporton CNN.
Paketa përfshin 500 milionë dollarë pajisje, si municione për Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë për sistemin e raketave Patriot, predha artilerie dhe mortajash, cisterna me karburant të rëndë dhe automjete të rikuperimit taktik.
Administrata po cakton gjithashtu 2.1 miliardë dollarë në fondet e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila synon të prodhojë një paketë të rëndësishme të aftësive të mbrojtjes ajrore duke përfshirë radarët e vëzhgimit ajror dhe kamionët me armë 30 mm të sistemit ajror pa pilot, si dhe sisteme anti-blinduara Javelin dhe 23 milionë fishekë të armëve të vogla.
Në njoftim nga administrata theksohet se “SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për t’i ofruar Ukrainës aftësitë për të përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushën e betejës dhe kërkesat afatgjata të ndihmës për sigurinë”.
Kjo është paketa e 35-të e pajisjeve amerikane për Ukrainën që nga gushti 2021.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




