Lufta me Ukrainën/ Lavrov: Rusia po bën gjithçka që mundet për të “bashkuar” NATO-n dhe BE

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Moska do të bëjë gjithçka që mundet për të “bashkuar” Bashkimin Europian dhe NATO, të cilat ai i akuzon se synojnë të dobësojnë dhe mposhtin Rusinë.
Komentet e Lavrov erdhën disa orë pasi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi NATO-n se humbja e Rusisë në Ukrainë mund të ndezë një luftë bërthamore.
Gati 11 muaj pas pushtimit të Ukrainës, Rusia po e paraqet gjithnjë e më shumë luftën para popullit rus si një betejë ekzistenciale me Perëndimin . “Shpresoj se do t’i shohin gjërat realish. Ne do të bëjmë gjithçka që kolegët tanë nga NATO dhe Bashkimi Evropian të bashkohen sa më shpejt”, theksoi ministri i Jashtëm rus.
Lavrov zhvilloi një vizite në Bjellorusi, kjo e fundit një aleate e ngushtë e Moskës, e cila po zhvillon stërvitje ajrore me Rusinë këtë javë pjesë e një serie të gjatë aktivitetesh të përbashkëta ushtarake që kanë ndezur shqetësimin e Ukrainës se Presidenti Vladimir Putin mund të kërkojë të tërheqë zvarrë Bjellorusinë në luftë kundër Ukrainës.
“Ne kemi një qëndrim të përbashkët se cilat synime duhet të arrihen dhe si të sigurohemi që as Rusia dhe as Bjellorusia të mos kërcënohen nga fqinjët tanë qoftë Ukraina apo dikush tjetër,” tha Lavrov.
Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga toka bjelloruse dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ukrainase duhet të jenë gati në kufi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




