Lufta/ Ministrja e Jashtme gjermane: Nuk do të bllokojmë vendet e tjera të dërgojnë tanket në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Anna Baerbock, ka deklaruar se ajo “nuk do të pengonte” Poloninë nëse do të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë.
Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që të sigurojë tanke të prodhimit gjerman, të cilat sipas tyre do t’i ndihmojnë të mposhtin Rusinë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u shpreh se Gjermania kishte fuqinë të “shpëtonte jetën e shumë ushtarëve ukrainas”.
Ndërkaq, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki tha se qeveria do të kërkojë autorizim nga Berlini, transmeton BBC.
“Edhe nëse përfundimisht nuk do ta merrnim këtë pëlqim, brenda kornizës së një koalicioni të vogël, ne do t’i dorëzojmë tanket tona, së bashku me të tjerët, në Ukrainë,” tha zoti Moraëiecki.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Gjermania nuk do të ndalojë vendet e tjera të BE-së të eksportojnë tanke Leopard. Ai shtoi se diskutimet për mbështetjen për Ukrainën nuk duhet të sillen vetëm rreth tankeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



