Lufta në Ukrainë/ Elon Musk ndërpret financimet për Starlink

Shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk ka deklaruar se nuk mund të vazhdojë të financojë sistemin e internetit Starlink për mbrojtjen dhe mbështetjen e ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë dhe për këtë i kërkoi ndihmë Pentagonit.
Musk shkroi në Twitter argumentoi se SpaceX i kushtonte 20 milion dollarë (17.7 milion £) në muaj, për të mbështetur nevojat e komunikimit të Ukrainës. Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh konfirmoi se departamenti kishte marrë korrespondencë nga SpaceX në lidhje me financimin e Starlink.
Musk filloi të dërgonte pjata satelitore Starlink në Ukrainë vetëm disa ditë pasi Rusia pushtoi në shkurt. Sistemi Starlink i më shumë se 2,200 satelitëve me orbita të ulëta ka ofruar internet me brez të gjerë për më shumë se 150,000 stacione tokësore të Ukrainës.
Po ashtu Sateliti Starlink ka ndihmuar operatorët e dronit të zbulimit të vijës së parë në shënjestrimin e sulmeve artilerie ndaj aseteve kryesore ruse. Ukraina i dha kredi Starlink këtë javë për ndihmën për rinisjen e infrastrukturës së saj në zonat kryesore pas më shumë se 100 sulmeve raketore ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




