Lufta në Ukrainë/ Qytetarët paralajmërohen: Ndërprerjet e energjisë elektrike mund të vijojnë deri në fund të marsit

Ekziston rreziku që ndërprerjet e energjisë elektrike në Ukrainë të vazhdojnë deri në fund të marsit, sipas kompanisë që ka marrë përsipër të riparojë dëmtimet në rrjetin elektrik të dëmtuar nga sulmet ruse.
Sergej Kovalenko, kreu i kompanisë private “YASNO” që ofron energji në Kiev , tha se punëtorët e saj po përpiqen të përfundojnë riparimet e dëmeve para ardhjes së dimrit.
“Do të doja që të gjithë të kuptojnë se ka shumë të ngjarë që ukrainasit të jetojnë me ndërprerje të energjisë të paktën deri në fund të marsit”, shkroi ai në Facebook.
Ndërprerjet e energjisë elektrike janë një dukuri e përditshme në të gjithë provincat e Ukrainës.
Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ujë, pasi temperaturat kanë filluar të bien nën zero./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




