Lufta në Ukrainë, raketat ruse godasin Dnipro, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një tjetër sulm me raketa është shënuar në qytetin Dnipro në Ukrainë, ku si pasojë mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 15 të tjerë
Raketat goditën një fabrikë industriale dhe një rrugë të mbushur me njerëz, raporton La Repubblica.
Guvernatori i rajonit Valentyn Rezynchenko shkroi në Facebook duke thënë se “Sulmi rus vrau tre persona dhe plagosi 15 të tjerë. Jemi duke shqyrtuar shkallën e dëmit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




