Lufta në Ukrainë/ Rama poston thënien e Papa Françeskut: Luftërat janë përherë një çmenduri

Këtë të diel, lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt. Rusia duket se nuk do ndalojë së pushtuari çdo qytet të Ukrainës. Lidhur me luftën kanë reaguar liderë nga e gjithë bota. Mëngjesin e sotëm, kryeministri, Edi Rama, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka dhënë një mesazh të fortë.

Kreu i qeverisë ka postuar një thënie të Papa Françeskut, ku nënvizon faktin se në luftë humbet gjithçka. “Luftërat janë përherë një çmenduri, në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në thënien e Atit të Shenjtë, të cilën e ka postuar kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




