Lufta në Ukrainë, rusët sulmojnë disa qytete ukrainase, përfshi Kievin

Rusia ka ndërmarrë sulme ndaj qyteteve ukrainase gjatë natës, përfshi kryeqytetin Kiev dhe qytetin perëndimor të Lvivit që është pranë kufirit e Poloninë.
Administrata ushtarake e Kievit u shpreh se Moska sulmoi me dronë kryeqytetin në orët e para të së martës, duke paralajmëruar banorët që të shkonin në vendstrehime.
Administrata më pas bëri të ditur se mbrojtja ajrore e Kievit kishte gjurmuar dhe shkatërruar rreth 24 dronë të prodhuar në Iran.
Ky është sulmi i dytë me dronë i ndërmarrë ndaj Kievit që nga fillimi i muajit.
Në Lvivit, ndërkohë u godit dhe u përshi nga flakët një objekt i infrastrukturës së rëndësishme por nuk janë raportuar viktima apo të plagosur.
Më herët, kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovy raportoi shpërthime në Lviv në zonat rreth tij.
Sirenat e alarmit ranë edhe në qytetin jugor të Zaporizhias i cili gjatë ditëve të fundit ka qenë shënjestër e sulmeve intensive të artilerisë ruse.
Në atë qytet nuk u raportua ndonjë dëm material apo në njerëz. Ndërkaq, forcat ukrainase goditën me dronë këtë të martë qytezën jugore të Nova Kahovkas që është e pushtuar nga rusët, ku autoritetet lokale të mbështetur nga Moska raportuan se janë plagosur tre persona.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




