Lufta në Ukrainë/ Rusia: Bombarduam fabrikat e dronëve! Sulmet në Donetsk do të vazhdojnë

Botë | 4 vite më parë

Objektet e prodhimit të dronëve ishin në shënjestër të bombardimeve që goditën disa qytete në Ukrainë, përfshirë Kievin të shtunën, në natën e Vitit të Ri, njoftoi ushtria ruse.

Bombardimet, sipas ushtrisë ruse, janë kryer për të parandaluar “sulmet terroriste” të planifikuara, ndërsa siç është paralajmëruar, sulmet në Donetsk do të vazhdojnë.

“Më 31 dhjetor 2022, Forcat e Armatosura Ruse kryen një sulm ajror me rreze të gjatë kundër objekteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase të përfshira në prodhimin e dronëve sulmues të përdorur për të kryer sulme terroriste kundër Rusisë”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes./ CNN

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme