Lufta në Ukrainë/ Rusia godet qendrën e transfuzionit të gjakut, Zelensky: Ka viktima dhe të plagosur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se bombat ruse kanë goditur një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dhe plagosur njerëz.
Volodymyr Zelensky tha se ekipet e shpëtimit po përpiqen të luftonin një flakë pas goditjes në komunitetin Kupiansk në rajonin e Kharkiv të shtunën mbrëma.
“Mundja e terroristëve është një çështje nderi për këdo që vlerëson jetën,” reagoi presidenti ukrainas pas sulmit.
Në një postim në mediat sociale, Zelensky i përshkroi autorët si “bisha” që po kërkonin “të shkatërronin gjithçka që thjesht lejon të jetoni. Ky krim lufte vetëm thotë gjithçka për agresionin rus,” tha ai sipas BBC.
Nga ana tjetër Rusia ka mohuar më parë të gjitha akuzat për krime lufte ose shënjestrim të civilëve.
Kupiansk është një qendër hekurudhore që është më pak se 10 milje nga vija e frontit dhe në këtë pikë, është e paqartë se sa njerëz janë vrarë ose plagosur. Qyteti i Kupiansk dhe vendbanimet aty pranë u pushtuan nga trupat ruse në ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, i nisur në shkurt 2022.
Zona u çlirua gjatë një kundërofensive ukrainase shtatorin e kaluar.
Presidenti Zelensky tha gjithashtu Rusia kreu një ditë më parë një sulm raketor, duke synuar një kompani aeronautike të drejtuar nga grupi Motor Sich në rajonin perëndimor Khmelnytskyi.
Sulmet ruse vijnë pasi Moska akuzoi Ukrainën se goditi një cisternë ruse me 11 anëtarë të ekuipazhit në Detin e Zi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




