Lufta në Ukrainë/ Rusia: Kemi rritur prodhimin e armëve sipas planit të Putinit

Botë | 4 vite më parë

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se Rusia ka rritur prodhimin e armëve por pa treguar shifra konkrete.

“Hapat për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe për të përmirësuar produktivitetin kanë bërë të mundur rritjen e konsiderueshme të prodhimit të armëve për trupat, duke përfshirë armët konvencionale dhe me precizion të lartë.

E gjithë kjo na lejon të arrijmë qëllimet e vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem bazuar në planin e operacionit special ushtarak”, ka theksuar Shoigu gjatë një takimi mbi furnizimet me armë me Grupin e Përbashkët të Forcave të Armatosura.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për një përpjekje në shkallë të gjerë për të ndërtuar kapacitete në mënyrë që të prodhojë më shumë armë për luftën e tij në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes dhe vetë Shoigu janë kritikuar muajt e fundit nga shefi i kompanisë ushtarake private Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili i ka akuzuar ata se nuk kanë furnizuar luftëtarët e tij në vijën e parë me municion.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme