Lufta në Ukrainë, Rusia shkatërron impiantin e mirëmbajtjes së avionëve në Lviv

Botë | 5 vite më parë

Një re e madhe tymi është parë nëpër horizont nga një pikë rreth katër milje në perëndim të qendrës së qytetit Lviv.

Kryebashkiaku lokal thotë se një ndërtesë e përdorur për riparimin e avionëve pranë aeroportit të qytetit u godit në orët e para të mëngjesit – pa raportime për viktima.

Ky sulm rus, me shumë gjasa me raketa lundrimi,  është më i afërti që ka ardhur lufta në qytetin historik të Lviv.

Deri më tani, Ukraina perëndimore ka qenë më e qetë se pjesa tjetër e vendit dhe është përdorur si një strehë e sigurt, një qendër për njerëzit që ikin dhe një rrugë furnizimi, si për qëllime humanitare dhe ushtarake.

Javën e kaluar ka pasur shenja të një ndryshimi, me një tjetër pistë ajrore dhe një bazë ushtarake të përdorur nga trupat e NATO-s për stërvitje të goditur nga raketat.

Grafika dhe harta që tregojnë Lviv

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme