Lufta në Ukrainë/ SHBA thotë se janë vrarë 20,000 trupa ruse

Më shumë se 20,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftimet në Ukrainë që nga dhjetori, vlerëson SHBA.
Ndërsa, 80,000 të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke cituar dokumentet e deklasifikuara të inteligjencës.
Gjysma e të vdekurve janë të grupit Wagner, të cilët kanë udhëhequr përpjekjet ruse për të marrë qytetin e vogël lindor Bakhmut që nga viti i kaluar, por nuk kanë qenë në gjendje të largojë luftëtarët ukrainas, të cilët ende mbajnë cepat perëndimore të qytetit.
Beteja për qytetin tashmë është kthyer në një simbol rezistence
“Përpjekja e Rusisë për një ofensivë në Donbas [rajon] kryesisht përmes Bakhmutit ka dështuar”, u tha Kirby gazetarëve.
“Ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100,000 mijë të vrarë ose të plagosur duke përfshirë mbi 20,000 të vrarë në aksion,” shtoi ai.
Vetë Moska nuk ka komentuar këto shifra, citon BBC
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të fliste lidhur me numrin e të vrarëve në mesin e forcave ukrainase ndërsa në nëntor të vitit të kaluar Shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, tha se rreth 100 mijë ukrainas ishin vrarë në luftimet me forcat ruse në tetë muajt e parë të luftës.
Një ditë më parë Rusia kreu disa sulme të njëpasnjëshme ajore ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev. Presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen për zgjerimin e ndihmës ushtarake ndaj vendit të tij, duke shtuar se tha se Kievi do t’a nisë kundërofensivën ndaj forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




