Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Prioritet dorëzimi i tankeve! Tensione në Moldavi, mbyllet për disa minuta hapësira ajrore

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 356-të, teksa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se tashmë prioritet është dërgimi i tankeve në Kiev.
“Tani prioritet është të dorëzohen tanket, Leopardët dhe të tjerët që janë premtuar, si dhe mjetet e blinduara të këmbësorisë. Pastaj ne duhet të sigurojmë që të ketë municion. Avionët nuk jam çështja më urgjente për momentin“, tha ai.
Ndërkohë, presidentja e Moldavisë , Maia Sandu, akuzon Moskën për komplot për të përmbysur me forcë udhëheqjen pro-BE të vendit të saj me mbështetjen e “diversantëve me stërvitje ushtarake, të maskuar me rroba civile”. Për pasojë Moldavia mbylli përkohësisht për disa minuga hapësirën ajrore.
Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë raportoi se një raketë ruse kapërceu vendin hapësirën ajrore./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




