Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Do të ketë ofensivë kundër forcave ruse, nuk do të presim ndihmën nga perëndimi

Botë | 4 vite më parë

Nga vala e sulmeve të forcave ruse dy ditët e fundit në disa zona në Ukrainë, u shkaktuan 26 viktima. Sulmet lanë viktima edhe shumë qytetarë të thjeshtë mes tyre edhe 5 fëmijë në qytetin e Umanit. Pas sulmeve ka reaguar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse “do të ndodhë”.

“Do të ketë një kundërsulm, ne po përgatitemi për të dhe ajo do të ndodhë”, tha Zelensky. Presidenti i Ukrainës tha se beson në suksesin e misionit i bindur se armata ukrainase do të jetë në gjendje të çlirojë të gjitha territoret e okupuara nga Rusia.

“Ukraina ka ende nevojë për armë të caktuara”, tha Zelensky, dhe rreziku kryesor për trupat e tij është nëse ata do të kenë mjaftueshëm municione që u nevojiten.

Një nga zonat më rrezikuara nga sulmet ruse ka qenë rajoni i Khersonit. Administrata ukrainase e rajonit të Khersonit, në jug të vendit po përgatitet për një evakuim masiv në rast se bombardimet ruse rriten. Për shkak të sulmeve ruse në rritje, në rajon dhe në të gjithë vendin, guvernatori, Oleksandr Prokudin urdhëroi që mjetet e evakuimit të përgatiten për një numër më të madh civilësh. Ushtria e Kremlinit u largua nga Khersoni nëntorin e kaluar duke u tërhequr në bregun lindor të lumit Dnipro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme