Lufta në Ukraninë/ Moska: Putini i hapur për paqe, por Perëndimi e refuzon

Botë | 3 vite më parë

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se kreu i Kremlinit është i hapur për çdo kontakt që do të mundësonte arritjen e qëllimeve të “operacionit special ushtarak” përmes mjeteve paqësore, siç e quajti ai, por Perëndimi nuk e ofron një shans të tillë.

“Presidenti Putin ishte, është dhe do të jetë i hapur për çdo kontakt për të arritur qëllimet tona me mjete të tjera përveç një operacioni special ushtarak”, tha Peskov në një intervistë për televizionin Rusia 1.

Ai shtoi se vendet e Perëndimit nuk e ofrojnë një opsion të tillë në mënyrë kategorike dhe në unision.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme