“Lufta po i ngre zgupthi çmimet”, Rama: Energjia kushton 61 lekë për kilovat familjet paguajnë 9.5 lekë!

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve. Në një reagim në rrjete sociale Rama shkruan se Qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël dhe se prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo! Rama thotë se lufta po i ngre zgupthi çmimet ndaj ai kërkon nga qytetarët kurajo dhe dinjitet.

“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

QEVERIA KA VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIN E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme