Lufta/ Putin: Kundërofensiva ukrainase po dështon, ushtria s’ka nevojë për mobilizim shtesë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kundërofensiva e Ukrainës po dështon, duke pretenduar se trupat e Kievit kanë humbur 25 deri në 30 për qind të automjeteve ushtarake të furnizuara nga vendet perëndimore që nga fillimi i përpjekjeve të tyre për të rimarrë tokat e pushtuara nga forcat e Moskës.

Putin ka fajësura Ukrainën për shkatërrimin e digës së Nova Kakhovka, për të cilën ai tha se ishte shkaktuar nga bombardimi i strukturës nga Kievi me sistemet raketore HIMARS të prodhuara nga SHBA.

Gjithashtu, Putin ka bërë të ditur se asnjë ushtar i rekrutuar nuk do të dërgohet shtesë në zonën e “operacionit special ushtarak” siç e quan ai, transmeton Al Jazeera. 

“Ne kemi rekrutuar më shumë se 150,000 luftëtarë me kontratë, 156,000 vullnetarë. Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka nevojë për mobilizim shtesë. Njerëzit po ngrihen me vullnetin e tyre për të mbrojtur Atdheun”, theksoi Putin ndërsa vuri në dukje se Perëndimi po shkel disa akte ndërkombëtare duke vazhduar furnizimin me armë Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme