Lufta/ Putin: Rusia do tërhiqet nga marrvëveshja e grurit

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po mendon të tërhiqet nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, duke vënë në dukje se Moska mori pjesë në marrëveshjen për të ruajtur marrëdhëniet me vendet që i cilëson miqësore.

“Tani po mendojmë të dalim nga kjo e ashtuquajtur marrëveshje e grurit. Për më tepër, këto korridore nëpër të cilat shkojnë anijet përdoren vazhdimisht për të nisur dronët detarë”, tha Putin gjatë një takimi televiziv me gazetarët pro-Kremlinit.

Putin tha se Rusia hyri në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi për të ndihmuar vendet që ai i konsideron miqësore në Afrikë dhe Amerikën Latine dhe për të mbajtur marrëdhënie të mira.

“Ne nuk po e bëjmë këtë për Ukrainën, po e bëjmë këtë për vendet tona mike në Afrikë dhe Amerikën Latine. Sepse drithi duhet të shkojë së pari në vendet më të varfra në botë. U premtua se gruri ynë nuk do t’i nënshtrohej kufizimeve të eksportit. Por për fat të keq, ne u mashtruam përsëri. Asgjë nuk është bërë në drejtim të liberalizimit të furnizimit me drithë në tregjet e huaja”, ka theksuar Putin, transmeton CNN.

Putin pretendoi se Evropa është importuesi më i madh i grurit ukrainas dhe ky duket të jetë burimi kryesor i të ardhurave nga valuta për Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme