Lufta Rusi-Ukrainë/ Hetim për strehën ‘e mbyllur’ në Kiev

Në Kiev, ka nisur një hetim pasi u pretendua se tre persona humbën jetën pasi nuk mundën të hynin në një vendstrehim për shkak se ky i fundit kishte qenë i kyçur.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se forcat e zbatimit të ligjit po hetonin rrethanat që çuan në humbjet e jetëve të tre personave, mes të cilëve edhe një fëmijë, gjatë sulmit më të fundit që rusët ndërmorën ndaj kryeqytetit ukrainas, pasi pati pretendime se viktimat në fjalë nuk mundën të futeshin në një vendstrehimin që ndodhej në një poliklinikë pasi ai ishte kyçur.
Viktimat humbën jetën pasi u goditën më pas nga mbetjet e raketave që ishin eliminuar nga mbrojta ajrore e kryeqytetit Klitschko gjithashtu tha se 19 persona ishin plagosur gjatë bombardimeve që u ndërmorën gjatë natës.
“Një mbetje e një rakete ra në hyrje të një objekti mjekësor në distriktin Desnian katër minuta para se të binin sirenat e alarmit. Atje kishte njerëz që i ishin drejtuar atij objekti. Tashmë po ndërmerret një hetim nëse vendstrehimi ishte hapur dhe nëse në të kishte njerëz”, u shpreh Klitschko në aplikacionin telegram, duke shtuar më pas se gjatë sulmit më të fundit rus u dëmtuan edhe tre shkolla, një kopsht, gjashtë banesa dhe një stacion policor.
Gjatë sulmit u përdorën shtatë raketa balistike Iskander M dhe tre raketa kruize iskander K, të gjitha të eliminuara nga forcat ukarainase.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




