Lufta/ Stoltenberg: NATO nuk merr pjesë në konflikt, ofrojmë mbështetje për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

“Aleatët e NATO- s nuk marrin pjesë në konfliktin në Ukrainë”, kështu ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konferencë për shtyp, në Bruksel, ku u pyet mbi mundësinë që NATO të zgjerojë mburojën kundër raketave në territorin ukrainas. 

“NATO dhe aleatët ofrojnë mbështetje për Ukrainën. Ne ndihmojmë Ukrainën të mbrojë të drejtat e vetëmbrojtjes. Kjo është një e drejtë e sanksionuar në Kartën e OKB së. Dhe, sigurisht, Ukraina ka të drejtën për të mbrojtur veten kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, deklaroi Stolteberg.

Ndër të tjera, Stoltenberg tha se ofrimi i sa më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën është një nga prioritetet kryesore të NATO.

“Prioriteti ynë kryesor tani, ose një nga prioritetet kryesore është të ofrojmë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Sistemet tona të mbrojtjes ajrore janë krijuar për t’u mbrojtur kundër sulmeve gjatë gjithë kohës”, tha 

Lidhur me sulmet sulmet raketore në Poloni, Stoltenberg tha se “ne nuk kemi asnjë indikacion se kjo ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe ky incident nuk ka kuptimin e një sulmi“

Dy raketa, fillimisht të dyshuara ruse goditen një ditë më parë, një fermë në një fshat polak ,pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.  Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpërthimi në Poloni mund të jetëshkaktuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar me bindje se raketat nuk ishin ukrainase.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme