Lufta/ Zelensky i drejtohet rusëve: Ikni ose dorëzohuni nëse doni të mbijetoni

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje pushtuesve që të ndalin së luftuari, të dorëzohen apo dhe të ikin nga territori ukrainas pasi në të kundërt do të vriten pasi ushtarët ukrainas nuk do të ndalen së mbrojturi vendin e tyre.

“Në gjithë territorin e pushtuar përkohësisht të Ukrainës, nga Krimea në rajonin e Kharkiv, ushtria ruse nuk ka dhe nuk do të ketë një bazë të vetme të sigurt, një vend të vetëm të qetë. Mbrojtësit tanë do të shkatërrojnë të gjitha magazinat dhe selitë e pushtuesve, të tyre, qoftë në Sevastopol, në Krime, ose në Lugansk, në Donbass. Kjo është tokë ukrainase dhe pushtuesit mund të bëjnë vetëm dy gjëra: të ikin ose të dorëzohen. Ne nuk u lëmë atyre mundësi të tjera“, tha presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme