“Luftë” në autobus, historia mes Fergusonit dhe një lojtari

Angli | 4 vite më parë

Një moment i veçantë zbuluar nga Wes Brown, ish-mbrojtësi i Manchester United nga viti 1998 deri në 2011, në podcastin e Football Social Daily. 43-vjeçari ish-shtylla mbrojtëse e Djajve të Kuq ishte protagonist i një episodi të veçantë në kohën e tij te United. Pas aferës që e pa atë të përfshirë, Broën iu desh të vuante reagimin e trajnerit të tij, Sir Alex Ferguson. Por në fund ai u shpërblye me…

“U bëra profesionist në moshën 17-vjeçare, duke filluar të luaja në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë me Manchester United nuk kisha nënshkruar ende një kontratë tjetër. Me siguri po merrja 250 £ në javë. Një herë u grinda në një autobus gjatë rrugës për në shtëpi. Ferguson e mori vesh dhe më bërtiti që të mos merrja më autobusin, por taksinë. Më pas i shpjegova atij se nuk mund të përballoja një taksi. Unë ende jetoja me nënën time në atë kohë dhe duhej t’i jepja disa para. Në atë moment Ferguson më tha se do e zgjidhte vetë”. Me pak fjalë, shpërthimi i Sir Alex Ferguson u kthye në një rritje rroge për të riun Wes Brown.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme