Luftime në Afganistan, Talebanët marrin kontrollin e disa qyteteve

Agfanistani po përbllet prej disa ditëshme luftime të ashpra mes qeverisë dhe talebanëve. Të dileën forcat talebane arritën të marrin nën kontroll ndërtesat kryesore qeveritare në qytetin verilindor afgan të Kunduzi. Një zyrtar i lartë i provincës veriore Joëanzan tha se zona të tjera përreth ishin vënë në shenjestër të sulmeve të tyre. Pamje filmike të ofruara nga talebanët, për të cilat agjencia e lajmeve Reuters tregojnë kompleksin e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë dhe selinë e Policisë Kombëtare të Afganistanit në Konduz, për të cilat Talebanët pretendojnë se kanë marrë kontrollin. Një zëdhënës i forcave afgane të sigurisë tha se “luftime jashtëzakonisht të ashpëra po vazhdojnë”, pasi forcat e sigurisë po përpiqen të mbrojnë qytetin. Një ligjvënës krahinor në Kunduz i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kryengritësit kishin marrë ndërtesat kryesore në qytetin me rreth 270 mijë banorë, duke shtuar frikën se ai mund të binte në duart e talebanëve. Ofensiva e talibanëve është intensifikuar ndërsa trupat amerikane dhe të NATO-s i japin fund tërheqjes së tyre nga Afganistani. Mes shtimit të sulmeve talebane, forcat afgane të sigurisë dhe trupat qeveritare janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




