Lugina Panjshir ‘e pamposhtur’, mijëra luftëtarë po luftojnë kundër talebanëve

Duket se Lugina e Panjshirit nuk ka ndërmend të dorëzohet, për t’iu nënshtruar regjimit taleban. BBC shkruan se disa mijëra luftëtarë anti -talebanë raportohet se po luftojnë kundër militantëve në luginën e largët me një hyrje të ngushtë – pak më shumë se 48 kilometra nga kryeqyteti Kabul.
Nuk është hera e parë që Lugina Panjshir ka qenë një pikë ndezjeje në historinë e trazuar të Afganistanit, duke qenë një fortesë kundër forcave sovjetike në vitet 1980, ndërsa luftuan talebanët edhe në fillim të viteve 1990. Grupi që qëndron atje tani – Fronti Kombëtar i Rezistencës së Afganistanit (NRF) – kohët e fundit i kujtoi botës fuqinë e luginës.
“Ushtria e Kuqe [Sovjetikët], me fuqinë e saj, nuk ishte në gjendje të na mposhte … Dhe talebanët gjithashtu 25 vjet më parë … ata u përpoqën të merrnin luginën dhe dështuan, ata u përballën me një humbje dërrmuese,” tha për BBC Ali Nazary.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




