Luis Enrike nën hetim nga FIFA, rrezikon deri në tre ndeshje pezullim

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Episodi i shëmtuar në fund të ndeshjes mes PSG dhe Chelsea ka përfunduar në FIFA, e cila pret që të njihet me raportin e arbitrit kryesor për të vendosur se çfarë mase do të merret kundrejt Luis Enrike.

Trajneri spanjoll i PSG-së u pa në fund të ndeshjes duke kapur nga fyti brazilianin e Chelsea, Joao Pedro. Ky episod u inkuadrua edhe nga kamerat ç’ka ka bezdisur tej mase FIFA-n, e cila e konsideron si një incident që i cënon imazhin.

FIFA do të analizojë këtë episod dhe pasi të konsultohet me raportin e përpiluar nga kryesori i ndeshjes Alireza Faghani do të merret një vendim.

Deri më tani është kuptuar se Luis Enrike rrezikon një gjobë të majme dhe jo ndeshje pezullim siç u aludua orë pas incidentit. Fakti që incindeti ndodhi në një kompeticion, i cili do të mbahet një herë në katër vite, nuk pengon FIFA-n që të kërkojë ndeshje pezullim për Enriken, i cili do të rrezikonte që të ulej në tribunë për tre duele në Ligue 1 ose Champions League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme