Luiza Gega, 11,000 m garë në vetëm 32 orë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Thjesht e pandalshme!

Kështu mund të përmblidhet me një togfjalësh atletja shqiptare, Luiza Gega, e cila këtë fundjavë ka sfiduar edhe veten, duke marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, që u mbajt në Kraljevë të Serbisë. Sportistja 34-vjeçare vetëm 1 m e 50 cm e lartë ka marrë pjesë në 3 gara, duke marrë 3 medalje të arta e për më tepër duke i shpartalluar rivalet në garë me një paraqitje të jashtëzakonshme.

Të shtunën paradite, në garën që nisi në ora 11:00 dhe në temperatura të larta, Luiza Gega ka regjistruar një tjetër sukses teksa është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja ka triumfuar në disiplinën e 3,000 m me pengesa, me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qindtat në këtë Kampionatin Ballkanik të Atletikës, duke qenë më tepër se 8 sekonda larg ndjekëses më të afërt, turkja Gyvenç.

Afro 7 orë më pas, ajo ka marrë pjesë në garën e 3,000 m, një garë kjo jashtë kalendarit olimpik, por e njohur nga Federata Botërore e Atletikës (Ëorld Athletics). Edhe aty Gega ka spikatur, duke marrë një tjetër medalje të artë, teksa ka mbërritur në finish me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qindtat, duke qenë sërish thuajse 8 sekonda më e shpejt se ndjekësja më e afërt, që ishte sërish turkja Gyvenç.

Ndërkaq, të dielën, në ora 19:00, atletja shqiptare ka konkurruar në garën e 5,000 m, aty ku ka mbërritur në finish me kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, më tepër se 36 sekonda larg vendit të dytë. Me pak fjalë, me 3 medalje ari të marra në 3 gara të zhvilluara, apo thënë ndryshe 11,000 m garë në vetëm 32 orë, Luiza Gega, ka dëshmuar se është thjesht e papërmbajtshme.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme