Luiza Gega merr medalje të artë në Serbi

Viti sportiv i atletikës shqiptare është “i artë” falë Luiza Gegës. Pas medaljes të artë që fitoi në Lojrat Olimpike Europiane vetëm pak javë më parë në garën e 3000 metrave me pengesa pak minuta më parë Gega ka arritur një tjetër sukses po në këtë disiplinë.
Atletja ka triumfuar në disiplinën 3000 metrave me pengesa me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës. Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar kohë shumë të mire pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.
Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




