Luiza Gega, pa rivalë në Olimpiadë

Flamuri shqiptar në pistat ndërkombëtare vazhdon të valëvitet falë kampiones së Europës, Luiza Gega. Atletja shqiptare nuk e diskutoi fitoren në garën ekipore të 3000 metrave me pengesa, e vlefshme për Divizionin 3 por lajmi i madh është rekordi që vendosi Gega. Me kohën 9:17.31, atletja shqiptare regjistroi garën më të shpejtë të 3000 metrave me pengesa në një olimpiadë europiane.
Atletja 34-vjeçare fitoi medeljen e artë në europianin e atletikës së vitit të kaluar pikërisht në këtë kategori duke regjistruar një kohë rreth 6 sekoda më të shpejtë se kjo e regjistruar në Krakovë të Polonisë ku që prej datës 20 qershor po zhvillohen lojtart olimpike europiane, një ekskluzivitet i RTSH.
Gara për Luiza Gegën nisi pa shumë vështirësi pasi ajo mori menjëherë kryesimin dhe në fund të 3 mijë metrave ku inrterprestoi pothuajse cdo detaj në mënyrën më të mirë të mundshme, la pas izraeliten Cohen me plot 30 sekonda më shumë dhe izralndezen Connor që e mbylli garën 61 sekonda pas kampiones shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




