Lukaku dhe mesazhi sekret: E ardhmja ime…

Kapitulli i fundit i telenovelës Lukaku vjen nga Shtetet e Bashkuara: Tim Hoëard, ish-portieri historik i kombëtares amerikane, Manchester United dhe Everton, me të cilin shënoi një gol në Premier League, sot një komentues televiziv për Nbc, tha se ka folur me sms me sulmuesin belg, i përjashtuar nga menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel për ndeshjen me Liverpoolin.
Trajneri gjerman tha se ishte “i pakënaqur” me intervistën e dhënë nga sulmuesi i tij ditët e fundit (“Do të doja të kthehesha te Inter dhe jo në fund të karrierës sime. Trajneri im ka ndryshuar sistemin e lojës dhe nuk jam i lumtur , por do të vazhdoj të sillem profesionalisht”.
Pikërisht te Everton, midis 2013 dhe 2016, një i ri si Lukaku dhe një Hoëard në fund të karrierës së tij, ndanë një pjesë të rrugës së tyre në futbollin profesionist. Ish-portieri amerikan, i cili u kthye në shtëpi pasi kishte varur dorezat, tha në TV live: “Ai më shkroi dhe më tha se do të ketë një takim tjetër të hënën: ‘Do të mund t’ju tregoj më shumë më vonë. Situata është shumë e nxehtë'”. Hoëard më vonë tha se ai nuk ishte aspak dakord me vendimin e Thomas Tuchel për të përjashtuar Lukakun për super-sfidën me Liverpool.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




