Lukaku nuk mjafton, Çelsit i ikën fitorja nga duart

Befasohet në fund skuadra e Çelsit. Në ditën e ndeshjes së parë me pronarë të rinj, blutë lejojnë dy gola në 20 minutat e fundit dhe barazohen nga Uolves, duke shënuar një barazim që vështirëson garën për në Champions League. Në Stamford Bridge, blutë ndërtojnë shansin e tyre të parë real në minutën e 9-të, kur Ëerner angazhohet me José Sà, i kujdesshëm në diagonalen e majtë të gjermanit.
Në minutën 34-ët, ish-sulmuesi i Leipzig sheh gjithashtu një gol të anulluar për një faull ndaj Saiss: i njëjti fat për Loftus-Cheek, i cili zhbllokon në zhvillimin e një goditje nga këndi, por nga një pozicion jashtë loje, i zbuluar menjëherë nga VAR. Lukaku gjithashtu provon, por duke goditur dobët dhe duke lehtësuar punën për José Sà, ndërsa pak para bilbilit të mbylljes së pjesës së parë, Ait Nouri gabon krejt i vetëm përballë Mendy.
Në pjesën e dytë, megjithatë, Chelsea kalon menjëherë në avantazh: Lukaku nuk gabon nga pika e bardhë, 1-0 në minutën e 56-të. Dy minuta më vonë, ish-lojtari i Interit gjeti edhe dyfishin me të djathtën në asistimin vertikal të Pulisic. Duket se ka përfunduar, por ndeshja rihapet në minutën e 79-të: Trincão, i cili kishte vetëm dy minuta në fushën e lojës, arriti të gjejë rrugën e rrjetës, 2-1.
Pikërisht në minutën e 97-të, vjen dushi i ftohtë për Tuchel: Coady godet me kokë krosin e Chiquinho dhe mposht Mendy, duke nënshkruar 2-2 që befason Chelsea.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




